Unë jam Valbona, jo një vajzë po një rrjedhë e kulluar që buroj nga bjeshkët, prej do kohësh e dënuar me burgim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unë jam Valbona, jo një vajzë po një rrjedhë e kulluar që buroj nga bjeshkët, prej do kohësh e dënuar me burgim

15:43 | 08/12/2017
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga Keti Bisha
Unë jam Valbona. Jam asnjëra nga ato vajzat që dikur i quajtën me emrin tim. Unë jam Valbona. Jam ajo rrjedha e kulluar, ai lumi i kthjellët e i kaltër, që buron nga gjoksi i bjeshkëve të nalta e krenare të Alpeve madhështore të Tropojës.
Unë jam Valbona, që shpërthej furishëm nga shkëmbi e si një ujvarë përplasem mbi guret atje poshtë e pasi fshihem dhe e çaj rrugën time nëntokë, përshfaqem me gjithë magjinë time, atje, pak më sipër grykës së Motinës e pastaj marr rrugëtimin përgjatë luginës, që mban emrin tim. Luaj me gurët e mëdhenj, që gjej gjatë rrugës, e përplasem pas tyre si një lazdrajkë. Jam marrëzisht e dashuruar, pas çdo gjeje, që shoh e prek në vrapin tim drejt Drinit.
Ua njoh bukurinë e këngëve zogjve. I ndjek e i dëgjoj e mahnitur kur ndalen degëve të aheve, gështenjave e lisave e pak më poshtë edhe atyre, që fshihen në degët e shelgjeve. Njoh bagëtinë, që vjen e çlodhet, freskohet e shuan etjen me ujin tim të bekuar. Njoh arushat, dhitë e egra, ujqit, që dimrit guxojnë e zbresin deri në brigjet e mia. Njoh shqiponjat e skifterët, që fluturojnë krenare mbi kërsha. Unë jam foleja e troftave më të preferuara të Ballkanit.
Njoh çdo fshat a shtëpi, ndërtuar vetëm një dallge larg brigjeve të mia. Njoh vogëlushët e djelmoshat kurajozë, që sapo dielli ua përkëdhelte sytë nuk ngurronin të hidheshin e zhyteshin, notonin e luanin me valët e mia.
I njoh të gjitha vendet ku kaloj. Njoh përshpërimat e të fshehtat e ruaj shumë kujtime të bukura e të mrekullueshme. Kam edhe ca vende të “mistershme”, qe i dinë vetëm ata që më njohin mire, si ajo shpella nën ujë, jo shumë larg urës së Kolgecajve, apo ajo vrella poshtë ures së Bujanit.
Unë jam Valbona e ka do kohë që me kane dënuar me burgim e nuk di nëse do shpëtoj dot. Ca njerëz të frikshëm, po hedhin beton mbi gurët e mi, ata me të cilët luaja e përqafohesha. Shtratin po ma ndryshojnë e po ma fusin në do tuba të stërmëdhenj si galeri burgu. Po ma presin turrin e po ma mbysin zërin. Pas pak do jem shndërruar në një tjetër. Nuk do jem më ajo Valbona që keni njohur e dashuruar. Oshëtima ime do jetë shuar e kënga ime do jetë shndërruar në vaj. Edhe sot jam ende Valbona. Nesër nuk di nëse do kem një emër. Sot e kam radhën unë, nesër të vjen radha ty, o mik, o njeri.
Lamtumirë…
A ndie, O SHQIPTAR?!
Reago, sa nuk është vonë!!!
Etiketa: bjeshkeketi bishalumiValbona

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Ku po shkon gjuha shqipe? Gabimet e pafalshme në një libër të vetëm (Foto)

Ku po shkon gjuha shqipe? Gabimet e pafalshme në një libër të vetëm (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com