Romela Begaj arriti të shpallet kampione bote në stilin e shkëputjes në peshëngritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu sportistja shqiptare u shpall nënkampione e botës në dygarësh. Begaj la pas peshëngritësen amerikane Mattie Roggers, e cila u pozicionua në vendin e 2-të.
Me këtë arritje historike, ajo bëri krenarë të gjithë shqiptarët, duke dëshmuar anën më brilante të talentin, pjekurinë sportive dhe karakterin në moshën 31-vjeçare. Një triumf i jashtëzakonshëm, por të kemi parasysh edhe kushtet stërvitjes, pagave, trajtimit dhe shumë kompnentë të tjerë, për një nga sportet që na ka bërë prej dekadash krenarë në arenën ndërkombëtare.
Në këtë intervistë ajo shpjegon prapaskenat e fitores, dhe ambiciet për të ardhmen.
Si e vlerësoni paraqitjen e Shqipërisë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes?
Shumë mirë, një paraqitje dinjitoze, dhe për shumë pak ikën dhe shumë medalje te tjera.
Çfarë mendoni se i penalizoi sportistët e tjerë shqiptarë për të arritur rezultate më të mira.
Nuk mund të flas për punën e sportistëve. Garat kanë të pa pritura.
A ishte e pritshme nga ana juaj të shpalleshit kampione bote duke qenë se vinit pas një skualifikimi?
Sportisti gjithmon sulmon më të mirën dhe pritshmëria ime ka qenë përherë të jem në podiumet Europiane dhe Botërore se kam 1 vit që po stervitem për këtë garë.
A ndikoi mungesa e fizioterapistit në paraqitjen tuaj?
Normal është një munges shumë e madhe.
A është ky kulmi i karrierës së Romela Begajt?
Jo jam shumë kërkuese nga ana ime.
Si e vlerësoni incidentin me flamurin shqiptar, mendoni se duhet t’i kushtojmë më tepër rëndësi imazhit?
Vërtet imazhi është ambasadori për përfaqësimin e Shqiperisë në të gjitha aspektet e vendit, por nuk është përgjegjësia ime.
Përsa i përket Kampionatit Europian të Peshëngritjes që do të zhvillohet në Shqipëri, a mendoni se vendi ynë i ka kapacitetet për mbarëvajtjen e këtij eventi?
Normal që po, sepse vendi ynë i ka arritur prishmeritë për organizimin e 2 Europianëve.
Tashmë që u shpallët kampione bote, çfarë prisni përsa i perket trajtimit financiar dhe shpërblimeve?
Mbështetje, dhe është nje hap i mirë për sportin shqiptar.
Përsa i përket kushteve të stërvitjes, a jane ato të përshtatshme për sportistët shqiptarë?
Jo, prandaj detyrohemi të ikim në vendet te tjera.
Ku punon aktualisht Romela Begaj, dhe cilat janë ambiciet e saj për të ardhmen?
Unë punoj si Mësuese në një shkollë 9-vjecare në Farkë të Vogël, ku dua t’i përshëndes dhe kolektivin tim. Ambiciet e mia janë të shumta ku më e afërta është Europiani në Shqiperi dhe ta përfaqësoj sa më denjësisht.