Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara njohin zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
Kjo u konfirmua nga një njoftim të tij, ku Trump e cilësoi lëvizjen si “një hap që duhej marrë prej kohësh”, për të avancuar procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe për të punuar për arritjen e një zgjidhjeje afatgjatë.
Aleatët perëndimorë të shefit të Shtëpisë së Bardhë e kishin kundërshtuar këtë lëvizje të tij dhe kishin rritur presionet ndaj Uashingtonit, por me këtë vendim Trump i ka shpërfilluar tërësisht ata.
Edhe liderët e krishterë të Jeruzalemit, përmes një letre drejtuar Trump u shprehen të bindur se, ky hap i tij do të rrisë urrejtjen, konfliktin, dhunën dhe vuajtjet në Jeruzalem dhe Tokën e Shenjtë.
Në një reagim tjetër, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Aboul Gheit ka cilësoi njohjen e paralajmëruar të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit nga Uashingtoni zyrtar “një provokim të pajustifikueshëm”.