Rita Ora dhe Conor McGregor, boksier profesionist dhe sportist i arteve marciale kanë qenë të dy të pranishëm në një mbrëmje ku shpërndaheshin çmimet e modës në Britani natën e kaluar. Ata kanë kaluar disa momente në shoqërinë e njëri-tjetrit përgjatë mbrëmjes dhe madje kanë shkrepur edhe disa foto së bashku.
Në foto Rita shfaqet tepër provokative duke kafshuar buzën dhe duke shkelur syrin, ndërsa në mbishkrimin e fotos ka shkruar “takim njohjeje”. Shumë persona në rrjetet sociale e kanë akuzuar shqiptaren se po i prish martesën, pasi Conor McGregor është i martuar dhe është edhe babai i një djali.