Lorik Cana: Për të qenë bashkë, unë hoqa dorë nga mentaliteti, Monica nga profesioni – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lorik Cana: Për të qenë bashkë, unë hoqa dorë nga mentaliteti, Monica nga profesioni

11:43 | 06/12/2017
në Gossip
0

Loriku ishte i bindur se, si një djalë i Shqipërisë, imazhi i të cilit frymëzon e ngre hov mijëra zemra bashkëkombësish, do të martohej me një shqiptare, një vajzë, e cila do të përfaqësonte e do të çonte përpara vlerat që për Lorikun janë të shenjta. Mirëpo, një mbrëmje të bukur, në Romën e lashtë, hovin e këtyre pretendimeve do t’ia ndalte një 23-vjeçare, e cila po shijonte qetësisht darkën me miqtë e saj në një restorant, ku po darkonte edhe Loriku.

“Kisha dy muaj në Itali. Për herë të parë, u pamë në një restorant ku secili po darkonte me miqtë e vet. Nuk folëm, – tregon Loriku, – por unë zgjodha një mënyrë jo shumë të përshtatshme për t’u lidhur me të. Kur ika, i lashë menaxherit të restorantit numrin tim dhe i thashë t’ia jepte asaj vajzës bionde. “Je i sigurt që do ta pranojë?” – më pyeti ai. Unë isha i bindur që po, sepse, gjatë gjithë mbrëmjes, ishim parë në sy.

Pastaj, unë u largova për dhjetë ditë në grumbullim me kombëtaren dhe prisja me padurim që të më kontaktonte. Doja të dija nëse do të më merrte në telefon apo do të më dërgonte ndonjë mesazh. Pas dy ditësh, Monica më ka dërguar një mesazh shumë ironik, ku shkruante se kjo metodë për t’iu afruar një vajze ishte e dalë mode. Gjithsesi, unë e mora sinjalin. Ajo më shkroi dhe më dha mundësinë që të lidhesha me të. Kur u ktheva në Romë, i telefonova. Ajo nuk e dinte se kush isha unë, për sa i takon karrierës sime si futbollist, por, gjatë kohës që isha në grumbullim, kishte marrë disa informacione nga interneti. Pastaj, dolëm për darkë në Romë. Ishte një ditë me shi dhe Monica u mërzit shumë, sepse iu prishën flokët. Për të, kjo ishte tragjedi, – tregon Loriku, ndërsa Monica, që e ka dëgjuar bisedën tonë që pas banakut, ku po gatuan, shtrembëron fytyrën sikur ta kishte para syve atë çast. – Përveç kësaj, – shton Loriku, – ia kaluam shumë, shumë mirë.

Asokohe sapo kisha shkuar në Romë dhe nuk kisha marrë ende shtëpi, rrija në hotel. Monica më qëndroi shumë pranë, duke më ndihmuar të sistemohesha, dhe aty filloi lidhja jonë. Patëm edhe periudha ndarjeje, sepse, në fillim, asnjëri prej nesh nuk e kishte menduar se lidhja jonë do të përfundonte në martesë. Gjatë vitit të parë, u ndamë, por u kthyem prapë bashkë; e gjitha ndodhi për fajin tim. Pas një viti të lidhur, Monica kalonte më shumë kohë në shtëpinë time, sesa në të sajën. Gati ishte transferuar aty, pavarësisht se shtëpinë e kishte afër.

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Kështu, bashkëjetuam dy vite, derisa vendosëm të martoheshim në 2014-ën.
E pata shumë të vështirë të merrja vendimin për t’u martuar me Monica-n. Pas një kohe të gjatë bashkë, ajo më kishte njohur dhe e dinte se isha një djalë i rritur jashtë, me mentalitet perëndimor, por me rrënjë shqiptare. Përveç dëshirës për vendin, familjarët, për të kaluar kohë me njerëzit e mi, e dinte që për hapin e madh, do të kërkoja një vajzë nga vendi im. Merita e saj është që nuk u dorëzua asnjëherë.

Dhe ka bërë mirë. Ajo më ka qëndruar gjithmonë pranë dhe më ka bindur se, edhe pse nuk është shqiptare, është njeriu i duhur për mua dhe për gjërat që unë i konsideroj të rëndësishme: fëmijët dhe lidhjen me vendin tim, nuk do të jetë e pamundur t’i trashëgoj, pavarësisht vështirësive që përbën, duke filluar nga gjuha, traditat etj. Të qenit bashkë, është më shumë meritë e saj, e cila ka luftuar deri në fund për këtë.” Monica ka luftuar, por edhe ka sakrifikuar për të mbajtur pranë gjithë jetën Lorik Canën, djalin me të cilin kanë ëndërruar të martohen së paku gjysma e vajzave shqiptare. Kur u njoh me Lorikun, Monica ishte vetëm 23 vjeçe dhe studionte për arkitekturë, degë të cilën e adhuronte dhe arriti të diplomohej. “Kur u njohëm, ishte natyrë që i pëlqente të argëtohej, por kur studionte, shndërrohej në njeri tjetër. Mbyllej në botën e vet, i futej punës me javë të tëra dhe aty kam kuptuar se, kur përqendrohet në diçka, ajo e arrin.

U diplomua, është zyrtarisht arkitekte, por, duke pare se sa i rëndësishëm ishte futbolli për mua dhe familjen time, ajo e braktisi ëndrrën e saj dhe i dhamë përparësi karrierës sime. Ende nuk ka pasur mundësi të fillojë punë në profesionin e saj, sepse kemi qenë gjithmonë në lëvizje. Pastaj, erdhi në jetë djali ynë, lëvizëm sërish në një shtet tjetër, kurse prej disa muajsh, po jetojmë në Shqipëri. Me këtë mënyrë jetese, është e vështirë të gjesh një vend pune të qëndrueshëm. Tani që karriera ime si futbollist ka mbaruar, do të jem më shumë në dispozicion të familjes dhe me siguri që edhe Monica do ta ushtrojë profesionin e saj.

http://www.living.al/personazh/lorik-cana-per-te-qene-bashke-une-hoqa-dore-nga-mentaliteti-monica-nga-profesioni

Etiketa: Lorik CanamartesamentalitetiMonica

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Nesër dita e fundit e punës së Llallës si kryeprokuror, Kuvendi: I riu s’zgjidhet me shumicë të thjeshtë

Nesër dita e fundit e punës së Llallës si kryeprokuror, Kuvendi: I riu s'zgjidhet me shumicë të thjeshtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com