Si pasojë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që prekën autostradën Tiranë-Durrës, pamjet filmike i u përkasin automjeteve të cilat u fundosën në ujë mbrëmjen e djeshme.
Nëpërmjet pamjeve filmike shihet se si uji ka mbushur makinat dhe mbetjet e përmbytjeve janë fare të qarta.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme shumë qytetarë mbetën të bllokuar në qendrën tregëtare “City Park”, si pasojë e përmbytjes.
Mes tyre kishte dhe gra dhe fëmijë, ku për evakuimin e tyre u përdorën edhe gomone.