Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar deputetët socialistë që të shpërndahen në qarqet përkatëse për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet.
Rama deklaroi se këto përmbytje janë të parashikuara dhe duke qenë të tilla është marrë çdo masë e mundshme për t’iu bërë ballë.
“Të gjitha forcat e emergjencave, policisë, prefektët dhe strukturat e pushtetit vendor janë të angazhuara. Të gjithë janë në gatishmëri të plotë”, tha Rama.