Sërish Higuain, por këtë rradhë me 11 metërsh, një gol që i ka mjaftuar Napolit për të fituar në Palermo. “Për Gonzalon nuk kam më se çfarë të them – ka qenë prononcimi i trajnerit Sarri – shifrat flasin vetë për të. Edhe në Palermo krijoi raste të mira shënimi, por u tregua shumë altruist”. Dhe kur flitet për shifra, Napoli i tij është në avantazh me atë të Benitez. “Nëse vazhdojmë të jemi tre pikë larg Juventusit, arsyeja është se ata po luajnë një tjetër sport. Në 19 ndeshjet e fundit kanë fituar 18 prej tyre, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë në Seria A. Por jam i lumtur – përfundion komentin e tij Sarri – që jemi ne ata që po e mbajmë gjallë interesin për këtë kampionat”.