Një sondazh i botuar në të përditshmen El Pais, tregon se vetëm një e katërta e katalanasve duan të vazhdojnë me planin e shpalljes së Pavarësisë nga Spanja.
“El Pais” shkruan se vetëm 24 për qind e të anketuarve, do të donin të vazhdonin me procesin e pavarësisë pas zgjedhjeve ndërsa 71 për qind thonë se do të donin që politikanët të gjenin një marrëveshje bazuar në qëndrimin e Katalonjës si pjesë e Spanjës.
Sondazhi tregon se partitë pro Pavarësisë mund të mos marrin shumicën absolute në parlamentin katalanas, në zgjedhjet e muajit të ardhshëm. Kjo do të ishte një goditje e konsiderueshme për separatistët, që i konsiderojnë zgjedhjet si një plebishit mbi vendimin e Madridit për të vendosur sundimin direkt në rajon, muajin e shkuar.
mmhttp://top-channel.tv/2017/11/27/sondazhi-ne-katalonje-vetem-nje-e-katerta-do-pavaresine/