Një nismë e gjelbër për ta gëzuar edhe më shumë Tiranën në këto ditë festive kuq e zi.
Me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, qytetarët të organizuar nga “Mbill pemën tënde” kanë mbjellë 105 pemë ulliri në rrugën “Skënderbej”.
“Për Shqipërinë, me pemë dhe penë 105 pemët e ullirit në Rrugën Skënderbej, u mbollën për 105 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. 28 Nëntor 1912 – 28 Nëntor 2017 The 105 olive trees in Scanderbeg Street, were planted for the 105th anniversary of Independence of Albania. 28 November 1912 – 28 November 2017 Falëminderit: Qytetarëve të Tiranës, Bashkia Tiranë (DPN1), EU POLICY HUB, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, Hemingway Fan Club dhe Mbill Pemën Tënde”, shkruhet në postimin e “Mbill pemën tënde”.