Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi ka qenë vendimtar në fushë, duke realizuar dy gola në fitoren 3-1 që Interi arriti ndaj Cagliari, në fushën e këtij të fundit.
“Ishte një ndeshje e vështirë, madje e ndërlikuar, por që u bë më e lehtë pas golit të parë. Enë pjesën e dytë luajtëm mirë, duke kërkuar golin e dytë dhe më pas e mbyllëm ndeshjen në favorin tonë”, tha Icardi.
Pas këtij triumfi, zikaltër është ngjitur në krye të Serisë A, të paktën për një natë, e cila për Icardi ka qenë magjike. “Po shijojmë këtë kryesim dhe sot jemi gdhirë në krye të renditjes. Nuk është pak, por e kemi merituar. Të tjerët duhet të kuptojnë se edhe ne jemi aty, mes më të mirëve. Jam në formë dhe mund të kisha realizuar edhe një gol të tretë, por jam i kënaqur për fitoren. ne mendojmë për titullin, ëshe kotë ta fshehim këtë gjë edhe pse kampionati është ende i gjatë. Nëse më telefonojnë nga Madridi? Nuk do t’i përgjigjesha telefonit”, tha Icardi.
http://telesport.al/nese-telefonojne-per-te-luajtur-real-nuk-te-pergjigjem/