Pandeli Majko në një fjalim të tij në Prishtinë ka ftuar kosovarët që t’i hapin kufijtë mes dy shteteve shqiptare.
Majko, që në kohën e eksodit të madh gjatë luftës në Kosovë, ishte kryeministër i Shqipërisë, tha se atë botë, kur Shqipëria hapi kufirin për shqiptarët e Kosovës, askush nuk kërkoi pasaporta dhe s’ka përse të kërkohen dokumente as tani.
“Me një janar, në vitin 2018 ne shqiptarët e krahut tjetër po ju presim t’i hapim kufjitë. Le të bëjmë këtë veprim europian”, ka thënë Majko, duke folur edhe në emër të kryeministrit aktual, Edi Rama, në forumin ekonomik të diasporës shqiptare.
Fjalimi i Majkos, është pritur me ovacione të mëdha në sallë. Në këtë organizim kanë mbajtur fjalime edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
mmhttp://klankosova.tv/pandeli-majko-ne-kosove-ti-hapim-kufijte-me-1-janar-2018/