Kryetari i PD, Basha kërkon mbështetje nga BE e NATO
Në takimin e organizuar nga Partia Popullore Europiane mes krerëve të Partive simotra dhe Ministrave të Jashtëm të partive anëtare të PPE, një vëmendje e veçantë iu kushtua situatës në Ballkanin Perëndimor, me theks të veccanë krizën e emigrantë në kufijtë e Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Kryetari demokrat kërkoi mbështetjen e NATO-s dhe BE-së. “Shqipëria ka nevojë për mbështetje nga Bashkimi Europian dhe NATO, për të trajtuar në mënyrë të mundshme fluksin masiv të emigrantëve në kufijtë e saj”, u shpreh Basha. Në takim të nivelit të lartë, marrin pjesë presidenti i PPE Joseph Daul, Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok si dhe Ministra të Jashtëm të BE janë pjesëmarrës në këtë takim i cili drejtohet nga Ministri i Jashtëm Austriak Sebastian Kurz.