Nga Umberto Eco
Në qoftë se libri është i juaji dhe nuk ka vlerë si antikuar, mos hezitoni të bëni aty shënime. Mos u besoni atyre që thonë se librat duhen respektuar. Librat respektohen duke u përdorur, jo duke i lënë në bibliotekë. Edhe në qoftë se librin do ta shisni në ndonjë tezgë librash të përdorur, s’do t’ju japin për të veçse dy groshë, prandaj aq më tepër ia vlen të lini aty gjurmët tuaja.