Në fjalën e tij në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, kreu i deputetëve socialistë, Taulant Balla ka deklaruar se Parlamenti shqiptar ka marrë masa konkrete për adresimin e rekomandimeve të KE, që lidhen me hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.
“Parlamenti i Shqipërisë, në kuadër të reformës në drejtësi, themelore për ecurinë tonë të shpejtë me agjendën europiane, ka miratuar unanimisht 7 ligje prioritare që shoqërojnë amendamentet kushtetuese, duke përfshirë edhe ligjin e vettingut; ka miratuar 13 ligje nga 27 projektligjet për reformën në drejtësi; dhe gjithashtu vazhdon punën për hartimin e 14 projektligjeve të tjera të kësaj pakete ligjore”, ka deklaruar Balla.
Balla ka theksuar se, zbatimi i kësaj reforme, e cila sipas tij shërben si shembull për t’u ndjekur, po ecën përpara.
http://top-channel.tv/2017/11/21/balla-ne-pe-plan-veprimi-per-rekomandimet-drejtesia-po-ecen/