Ricardo Kaka, i ka dhënë lamtumirën kampionatit amerikan me Orlando Sitin, por ende nuk e ka vendosur çfarë do të bëjë me të ardhmen. Braziliani shprehet se e ndjen veten ende futbollist, dhe për momentin është pa kontratë. Ai nuk ka mohuar as një të ardhme si trajner apo drejtor sportiv.
“Për momentin nuk kam kontratë me askën, por ende ndihem lojtar. Për të ardhmen time do të vendos në javët në vazhdim. Do të më pëlqente të mbetem brenda botës së futbollit, si trajner apo drejtor sportive. Të drejtoj Milanin? Pse jo. Milanin e kam në zemër”- deklaroi Kaka.
http://www.panorama.com.al/sport/kaka-nuk-ndahet-nga-djalli-mund-te-behem-trajner-i-milanit/