Tre persona kanë humbur jetën pas të shtënave në një shkollë fillore në Kaliforninë Veriore në SHBA.
“Autori i sulmit është qëlluar me plumba nga policia, mendohet të paktën për 3 të vdekur. Në momentin kur ndodhi ngjarja kishte fëmijë që ishin në mësim. Tani janë rreth 100 forca policie që kanë rrethuar zonën” tha shefi i policisë së qarkut Tehama, Phil Johnson.
Ngjarja ndodhi 120 kilometra në veriperëndim të Sakramentos.