Nga tërmeti 7,3 ballë në kufirin verior mes Iranit dhe Irakur ka së paku 207 viktima deri më tani.
Numri i të plagosurve ka shkuar në 2,500 dhe pritet që të rritet ende.
“Isha duke ngrënë darkë me fëmijët e mi, kur papritur ndërtesa filloi të dridhej. Fillimisht mendova se ishte një bombë e madhe, por më pas dëgjova dikë rreth meje i cili bërtiti “tërmet!”, është shprehur një prej banorëve në Bagdad.