Lionel Messi ka premtuar se do të ecë plot 14 orë nëse Argjentina arrin të fitojë Kupën e Botës verën tjetër.
Argjentina nuk do të ishte në Rusi vitin tjetër po të mos ishte për tripletën e Messi-t në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Amerikës së Jugut.
Tani 30-vjeçari premton se do të përshkojë 68 km në këmbë nëse arrin të fitojë çmimin më të madh të karrierës së tij.
“Do të shkoj në këmbë në San Nicholas,” shprehet Messi për TyC Sports në prag të miqësores së Argjentinës ndaj Rusisë.
Sulmuesi i Manchester City ngriti bastin kur u pyet nëse do ta shoqëronte Messi-n në peligrinazh. “Të ecë? Jo, do të vrapojmë!”
Pelegrinazhi 68 km është një udhëtim fetar që zhvillohet më 25 shtator dhe zgjat rreth 14 orë për të ecur nga dera në derë.