Gjatë vizitës në Bruksel Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka është takuar ditën e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Takimi mes Xhaçkës dhe Stolenbergut është zhvilluar pak para fillimit të Sesionit Kryesor të Këshillit Atlantik të Veriut në nivele ministeriale.
Xhaçka ka siguruar sekretarin e përgjithshëm të Nato-s se Shqipëria do të vazhdojë të jetë aleate e denjë dhe kontribues3ë për paqen dhe sigurinë e çdo qytetari të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe më gjerë.