Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kampionatin e Ballkanik të të rinjve U17 në mundje, ku mundësi shqiptar Leonardo Frrokaj ka humbur ndjenjat gjatë garës, pasi ka dëmtuar dy vertebra të shtyllës kurrizore.
Menjëherë në ndihmë, Frrokajt i ka ardhur edhe ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi, si dhe diplomatë të tjerë.
Për momentin situata shëndetësore mbetet e rëndë, me 17-vjeçari që qëndron në gjendje kome deri në ndërhyrjen tjetër, me të cilën mjekët po përpiqen që t’i rikthejnë frymëmarrjen natyrale dhe lëvizjen e gjymtyrëve.