Mbrojtësi I Barcelonës, Dani Alvesh, në një intervistë të tij nuk ka nguruar të bëjë deklarata shokuese. “Futbolli është I kalbur dhe I korruptuar, ndërsa futbollistët janë prostituta”, ka thënë Alvesh. “ E dua futbollin, por gjithnjë e më pak po flitet për lojën. Kjo më ka lodhur dhe nuk jam më I imteresuar për ta vazhduar. Kurt ë tërhiqem nuk dua më të kem të bëj me botën e topit”. Fjalë këto të ashpra dhe që tingëllojnë keq, aq më shumë kur dalin nga goja e njërit që me këtë profesion fiton 150 mijë euro në javë, rreth 8 milionë në vit.