Luli i Vocërr – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Luli i Vocërr

19:40 | 05/11/2017
në Uncategorized
0

Nga Migjeni

Askush s’e njef Lulin. As shokët e tij, që përpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thanë se e njofin, por ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe fëmijtë, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumë heret ke fillue me shikue punën tande!

Kur Luli hyn n’oborr të shkollës, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjalë s’i thotë. Ecë ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ecë deri sa të mbrrijë në cak të vet. Aty, te dera e rruginës shkollore, shumë i pëlqen të qëndrojë. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta të diellit në këto ditët e vjeshtës.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Mbështetet Luli për mur, grushtat e vogjël i shtje ndër xhepa, hundën picrroke të kuqun nga të ftoftit e mëngjesit ja sjell diellit dhe…shikon. Gjaja që ma tepër tërhjek vëmendjen janë çizmet që i kanë të veshun disa shokë të tij. Sa te bukura janë! Si shkëlqejnë! – mendon Luli dhe pa dashtje i shkojnë sytë ndër tullumbat e veta, nëpër të cilat shifen fare mirë të pesë gishtat e kambëve të zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut që ka çizmet ma të reja. Ulet dhe shef në lustrin e çizmes kambët e veta të zbathuna – aq shumë shkëlqejshin çizmet!!! Mbasi shoku me çizme fluturoi, Luli ngadalë shkoi te caku i vet, në diell, t’i ngrohi kambët. – Por kur s’ka diell, si ia ban i shkreti Lul? Ndoshta ia bajnë hallin apostujt e mëshirës dhe të dashunis… Noshta, ndoshta…

Nganjiher i afrohet mësuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyrën e dlirë dhe pa puça, mësuesi ia ledhaton faqet, gushën, e Luli i afrohet, ja merr dorën, e shikon me sy pëllumbi, dhe kishte me dashtë t’i falë diçka mësuesit. Por vjollca nuk ka. Veç në i faltë tollumbat e veta, që kanë hapun gojën si me dashtë me e hanger mësuesin. Po, po, tollumbat e Lulit të vocërr kanë me e hangër mësuesin.

Etiketa: luli i vocerrMigjenitollumbat

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Gjaku i himariotëve është shqiptar, një histori me Ali Pashën dhe propaganda greke

Gjaku i himariotëve është shqiptar, një histori me Ali Pashën dhe propaganda greke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

23:10 | 13/12/2025
Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

23:02 | 13/12/2025
5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

22:30 | 13/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

22:04 | 13/12/2025
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

21:52 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –
  • 5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –
  • Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –
  • “Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com