Mes qytetarëve të bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës është edhe një nënshtetas amerikan.
Ai u shpreh se nuk është lejuar nga autoritetet greke që të udhëtojë në drejtim të Greqisë për një rast vdekje, pavarësisht se ka qenë i pajisur me pasaportë amerikane.
“Kam ardhur në Shqipëri dhe po iki në drejtim të Greqisë. Shkova në piokën e kalimit kufitar dhe më kthyen pas se kemi probleme në sistem. U thashë se kemi një rast vdekje, por refuzuan të na lejojnë të kalojmë”, u shpreh qytetari shqiptaro-amerikan.
Pas këtij momenti ai thotë se do kthehet në drejtim të Tiranës për të marrë avionin dhe do të largohet në drejtim të SHBA-ve.