Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi se 863 mijë eurot që u gjetën dje në makinën e një biznesmeni 25 vjeçar në Elbasan i përkasin ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, njësoj si patentat për mjete lundrimi në emrin e tij, që iu gjetën në makinë të riut.
“I riu ka deklaruar se paratë i duheshin për të blerë hekur tek Kurum, por kjo alibi ra pasi Kurum nuk pranon para cash. Ndërkohë kompania e tij nuk i justifikon me dokumente këto para. Të kujt janë ato para? Pse Rama, Xhafaj dhe Çako urdhëruan policinë t’i fshehë të ardhurat që i përkasin atij”,- tha Alibeaj.