Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qytet të Rusisë ku një student ka vrarë me thikë profesorin e tij dhe më pas ka postuar foto në Facebook.
Studenti më pas ka vrarë edhe veten. Policia e Moskës ka dalë në këtë përfundim pasi ka gjetur në zyrën e Danilov dy trupat e pajetë.
Më herët, profesori e kishte paralajmëruar të riun se do ta përjashtonte nga shkolla për shkak të numrit të lartë të mungesave në javët e fundit. Dyshohet se është kjo arsyeja e nisjes së kësaj tragjedie. Në krah të dy viktimave janë gjetur një motorsharrë dhe një thikë.