Një zjarr ka përfshirë dy banesa në fshatin Leshnicë mbrëmjen e sotme, ndërsa nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Zjarri përfshiu banesat e shtetasve A.P dhe P.P (vëllezër) të cilat kanë qenë pranë njëra-tjetrës.
Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.
Po punohet për fikjen e tij dhe zbardhjen e shkaqeve të rrethanave të ngjarjes.