Dritëro Agolli qenka frymëzuar nga kërcimi i turkeshave për të shkruar poezinë “Trëndafilat e turkeshës”. E bija e tij Elona ka bërë publike një foto, ku ai shfaqet në një bar i rrethuar nga miq, teksa shohin një kërcimtare turke të vallëzojë. Më poshtë po botojmë poezinë që i ka kushtuar kësaj mbrëmjeje:
“Trëndafilat e turkeshës”
Në “Xhenet Bahçe ” turkeshat
Hidhen turçe hula-hup,
I fryn trompës dhe gërnetës
Turku Abdullah Jakup.
I bie frëngçe tamburasë turkja
Selime Hashef ,
Po turkeshat turçe hidhen,
Tundin siskat me sedef.
/shqip/