Dimri është vetëm pak muaj larg dhe netët e ftohta nuk janë të vetmit tregues të ardhjes së tij, edhe ndryshimi i orës që sjell 60 minuta më pak diell në mbrëmje e vërteton.
Ora shkoi mbrapa këtë të dielë duke i dhënë lamtumirën kohës verore deri në mars.
Në vitin 2016 janë shënuar 100 vite që kur ka filluar të zbatohet kjo praktikë, ndërsa ky i sivjetshmi është i 111-ti.
Edhe pse ekuinokset dhe ndryshimi i orës ndodhin thujase në të njëjtën periudhë të vitit ato nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Datat e ekuinoksve përcaktohen nga pozicioni i hënës, diellit dhe tokës ndërsa data e ndryshimit të orës është përcaktuar nga qeveria.