Gjykata ka liruar nga burgu inspektorin Krenar Dehari, i cili u arrestua dy ditë më parë për shpërdorim detyre. Gjithashtu gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje për inspektorin, ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.
Dehari akuzohet se ka ndërhyrë në një sherr mes dy vëllezërish të ndodhur 3 ditë më parë, të cilët gjatë konfliktit janë qëlluar me mjete të forta me njëri tjetrin.
Krenar Dehari ka kërkuar arrestimin e njërit prej vëllezërve, por kjo nuk është miratuar nga Prokurori Arjan Ndoja. Por pavarësisht kësaj inspektori ka arrestuar njërin nga vëllezërit dhe kjo është konsideruar shkelje detyre nga prokurori Ndoja i cili ka urdhëruar më pas arrestimin e tij për shpërdorim detyre. Por gjykata e liroi dhe tashmë Krenar Dehari do të hetohet në gjendje të lirë.