Nga Akademia Politike, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PS nuk është qëllim, por instrument i këtyre synimeve. Rama shtoi se kjo Akademi u hap dyert të rinjve shqiptarë, duke shtuar se për këtë vit do të jnë 120 studentë.
“Partia Socialiste nuk ka rëndësi qëllimin, por instrumenti për qëllimet tona. Politika nuk është një punë e keqe, por mund të bëjë shumë keq kur nuk i bënë punët mirë. Politika është i vetmi instrument për të bashkuar të tjerët, së bashku për të bërë të mundura gjërat që ndryshojnë dhe janë të pamundura. Njerëzit shpesh herë nuk e konsiderojnë që është fakti se kush thotë që; s’dua të merrem me politikë, as erën nuk ia duroj dot’ gënjen veten, pasi politika merret me të. Merret me të gjithë. Afektojnë të gjithë. Sa më pak njerëz të merren me politikë, aq më i madh është potenciali që vendimet e saj mos të jenë ato të cilët të shumtit që i rrinë larg do të preken. Teknologjia na jep një mundësi reale që politikën qeverisëse ta zgjerojmë si një proces. Tani më ‘Shqipëria që duam’ është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë një aplikacion. Aty ka mundësi që të komunikojë me mua dhe njerëzit e kabinetit. Çdo ankesë merret në konsideratë”, tha Rama.
Teksa u ndal tek platforma online, Rama ftoi çdo person që ka një ankesë apo kërkesë që ta shpreh atë, pasi sipas tij do të marrë përgjigje në çdo kohë.