Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy vendosi të shkrijë Parlamentin katalanas dhe shpalli zgjedhjet e parakohshme më 21 dhjetor.
Rajoy tha se vendosja e paprecedentë e sundimit direkt mbi Katalonjën ishte e domosdoshme për të rikthyer ligjshmërinë.
Ai shkarkoi po ashtu udhëheqësin katalanas, Carles Puigdemont, dhe kabinetin e tij.
Rajoy e quajti situatën e krijuar të trishtueshme dhe tha se nuk do të kishte dashur asnjëherë të arrihej deri këtu.