Tolstoy prehet në varrin e rrethuar nga pemët që i mbolli vetë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tolstoy prehet në varrin e rrethuar nga pemët që i mbolli vetë

10:26 | 27/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Stefan Zweig

Në Rusi nuk pashë gjë më të madhërishme e më mallëngjyese se varri i Tolstoit. Ai vend i ndritur pelegrinazhi ndodhet i mënjanuar e vetmitar në thellësi të një pylli. Një shteg i ngushtë të çon deri tek ajo tumul, e cila nuk është gjë tjetër veçse një kuadrat dheu i hedhur, që nuk e ruan askush, nuk e mbron askush, vetëm ca pemë të mëdha i bëjnë hije. Ato pemë të larta, më shpjegoi para varrit mbesa e tij, i pati mbjellë vetë Leo Tolstoi. Qysh kur ishin fëmijë, ai dhe i vëllai Nikolaj kishin dëgjuar nga goja e një gruaje të fshatit legjendën se një vend ku njeriu mbjell pemë, bëhet vend fatlum. Dhe kështu, si duke luajtur, patën ngulur në tokë disa filiza. Vetëm më vonë i ranë ndër mend burrit plak ato fjalë të mrekullueshme profetike, dhe shprehu menjëherë dëshirën për t’u varrosur nën ato pemë që i kishte mbjellë vetë. U bë ashtu siç deshi ai, dhe tani ky varr është më mbresëlënësi në botë me atë thjeshtësinë e vet prekëse. Një tumë e vogël katërkëndëshe mu në mes të pyllit, rrethuar nga pemë degëgjata. As kryq, as gur varri, as mbishkrim. Ai burrë i madh u varros pa emër, ai që vuajti si askush tjetër nga emri e nga lavdia, krejt si endacak i gjetur rastësisht, si ushtar i panjohur. Askujt nuk i ndalohet të shkojë te banesa e tij e fundit; ai gardhi me dërrasa të rralla rreth e qark nuk është i kyçur. Asgjë tjetër përveç nderimit të thellë të njerëzve nuk e ruan prehjen e fundit të atij që nuk gjeti prehje kurrë në jetë. Ndërsa gjetkë kërshëria mezi pret të ngopet me salltanetin e varrit, këtu thjeshtësia imponuese zhvlerëson çdolloj qejfi për salltanet. Era fëshfërin si zë Perëndie sipër varrit të atij njeriu pa emër. Nuk dëgjohet asnjë zë tjetër, njeriu mund të kalojë aty pari duke menduar vetëm se në atë vend është varrosur dikush, një rus cfarëdo në tokën ruse. As kripta e Napoleonit poshtë kubesë së mermertë të katedralës së Invalidëve, as arkivoli i Gëtes në kriptën e princërve, as ato përmendore varresh në abacinë e Uestminsterit nuk të lënë aq mbresë sa ky varr mrekullisht i heshtur, sa ky varr prekës i paemër, diku në mes të pyllit, i rrethuar nga fëshfërima e erës e që nuk jep vetë asnjë mesazh, nuk thotë as edhe një fjalë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Etiketa: leo tolstoyStefan Zweig

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Fenomeni i çuditshëm, boshatisen lokalet e Bllokut

Fenomeni i çuditshëm, boshatisen lokalet e Bllokut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025
Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

22:05 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

21:51 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –
  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –
  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com