Nga Arben Llalla
Sot, në Çamëri gjendet një bashkësi e vogël besimtarësh që i përkasin kishës katolike. Kjo bashkësi fetare katolike gjendet në Prevezë të Çamërisë dhe në Janinë, të cilat i përkasin kryepeshkopit të Korfuzit, Zakinthos dhe Qefalonias.
Bashkësia katolike në Prevezë është pasuruar së fundmi edhe nga shumë emigrantë të ardhur nga Shqipëria, të cilët i janë bashkuar këtij komuniteti besimit katolik.
Shumë fëmijë shqiptarë janë pjesë e korit të liturgjisë së kishës katolike në Prevezë.
Ndërsa bashkësia fetare katolike në Janinë përbëhet nga shtetas grekë me origjinë nga Italia, Gjermania, Austria, e gjetkë, të cilët kanë krijuar familje me grekët e Janinës.