Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Superligën zvicerane. Dyshja shqiptare e Bazelit ishin një ndër protagonistët e fitores së Bazelit në shtëpi kundër Tunit me shifrat 2-1. Pas golit të tij në Champions League, Taulant Xhaka ishte thjesht i shkëlqyer në mesfushën e skuadrës zvicerane në këtë fundjavë.
Ndërsa Albian Ajeti shënoi golin e 2-1 për Bazelin në minutën e 61 të sfidës. Ky ishte goli i dytë për Ajetin i cili po rezulton vendimtar për sulmin e skuadrës së Bazelit. Mesfushori dhe sulmuesi kuq e zi po japin sinjale mjaftë pozitive për trajnerin e kombëtares Shqiptare Kristian Panuçi për t’i pasur në dispozicion për sfidat e ardhshme të kombëtares tonë.
/panoramasport