Flamurtari ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Kamzës në ndeshjen e sotme të luajtur në Vlorë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Shpëtim Duro fituan me rezultatin minimal 1-0 ndaj një Kamze që luftoi fort deri në fund.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Bicaj në minutën e 82-të. Pas kësaj ndeshjeje, Flamurtari mban vendin e tretë në renditje me 12 pikë, ndërsa Kamza pozicionohet e 6-a me 9 pikë.
Në minutën e 67 takimi u ndërpre për shkak të ikjes së dritave dhe ndërprerja zgjati 5 minuta.