Komunikimi javor me qytetarët në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama ka vendosur ta shtyjë për ditën e nesërme.
Mësohet se komunikimi i tij është vendosur të mbahet nesër në orën 8:30 të mëngjesit, ndërsa në fokus të fjalimit të tij do të jetë çështja “Tahiri”.
“KOMUNIKIMI I JAVËS. Komunikimi javor do të bëhet në këtë faqe nesër në mëngjes, ora 8.30, përpara Grupit Parlamentar Socialist, mbi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda lidhur me deputetin Saimir Tahiri. Faleminderit!”, shkruan Rama.