Nga Armando Mosho
Njëherë në anët e kundërta të lumit jetonin të ndarë – në njërin krah i lumit kafshët barngrënëse dhe në anën tjetër të lumit kafshët mishngrënëse. Mbrëmjeve kafshët barngrënëse organizonin festa, duke u argëtuar me muzikë të lartë, kafshët mishngrënëse i shikonin nga përtej lumit, mirëpo nuk kishin aftësi të përdornin instrumentat muzikore.
Të ndier keq, kafshët mishngrënëse i kërkuan Mbretit të tyre, luanit, t’u kërkonte kafshëve barngrënëse të vinin për të argëtuar kafshët mishngrënëse. luani ua dëgjoi kërkesën dhe ju tha: “E cila prej kafshëve barngrënëse do të guxonte të vinte tek ne? Ne do ta hanim menjeherë”.
Kafshët mishngrënëse këmbëngulën që luani të shkonte për t’i ftuar që t’i argëtonin dhe luani ua plotësoi dëshirën e u nis për të ftuar kafshët barngrënëse.
Pak përpara se të dilte në anën tjetër të lumit, u shpjegoi prej së largu kafshëve barngrënëse arsyen, sepse po afrohej, si dhe u jep fjalën e luanit se nuk do t’i hanin.
U shpjegoi se dhe kafshët mishngrënëse donin të argëtoheshin, por nuk dinin dhe ftoi që dikush të shkonte për t’i argëtuar.
Vullnetar doli gomari për të kaluar në anën tjetër të lumit për të argëtuar kafshët mishngrënëse, mirëpo kishte një problem. Gomari nuk dinte not.
Luani si mbreti i kafshëve mishngrënëse dhe i vendosur për t’i argëtuar, ofroi zgjidhjen që gomari të hipte mbi kurrizin e luanit për të kaluar në anën tjetër të lumit, e ashtu bënë.
U nisën. Gomari duket se prej lëkundjeve teksa gendej mbi kurrizin e Luanit ndjeu kënaqësi, eksitim e si gomar që ishte nuk ja kurseu luanit, teksa gjendeshin në mes të lumit.
“Ç’bën”, i tha luani.
“Më fal o Luan”, i tha gomari, por unë gomar jam dhe nuk di të përmbahem.
Luani e besoi se po ta nxirrte nga ana tjetër e lumit nuk do ta përmbante dot veten që ta shqyente gomarin për atë që i bëri dhe i tha: “Dëgjo gomar vetëm se të kam dhënë fjalën e luanit, se ti e meritoje të të nxirrja në anën tjetër të lumit”.
Dhe në atë moment e ktheu serish gomarin në anën e lumit të kafshëve barngrënëse.