Të gjitha pikat kufitare të Greqisë që nga paraditja e të enjtes do të paralizohet lëvizja, për shkak të grevës 24 orëshe të doganierëve.
Punonjësit e doganave e ka shpallur grevën me qëllim sensibilizimin e qeverisë ndaj kërkesave të tyre me karakter kryesisht ekonomik. Ata kërkojnë edhe shtimin e personelit në doganat e vendit, doganierët protestojnë kundër reduktimeve në buxhet, dhe janë të detyruar të përballojnë edhe shumë prej shpenzimeve funksionale të pikave doganore.
Ndërprerja e punës në dogana do të fillojë në orën 07:00 të ditës së enjte dhe do të vazhdojë deri mëngjesin e të premtes.
Kjo do të thotë se edhe në pikat e kalimit kufitar midis Greqisë dhe Shqipërisë, për 24 orë nuk do të kalojë asnjë automjet, qofshin vetura, kamionë apo autobusë.