Drama ka mbërthyer përfaqësuesen dhe tifozët e Kilit të cilët të martën u shtangën kur ndeshjet e fundit në grupin eliminator të Amerikës së Jugut dhanë verdiktin që kombëtarja e tyre duhet ta ndjekë Botërorin “Rusi 2018” nga ekrani i vogël. Kilenët, të mundur nga Brazili kanë mbetur në shtëpi duke mos siguruar dot biletën për në Rusi.