Edi Rama 2, si rrezik kombëtar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama 2, si rrezik kombëtar

16:23 | 14/10/2017
në Shqiperi
0

Takimet e Rama 2 me dhespotë të lartë të Kishës Ortodokse të Greqisë në SHBA dhe Jeruzalem nuk janë rastësore. Mesa duket ai po lundron në ujëra të turbullta vetëm për të ruajtur karrigen e tij personale.

Nga Arben Llalla

Kryeministri Rama 2 po bën një lojë tepër të rrezikshme me të ardhmen e shqiptarëve si brenda shtetit të Shqipërisë, ashtu edhe me shqiptarët jashtë saj. Për të fituar më 2018, statusin për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE, Edi Rama po i imponon Shqipërisë politika të rrezikshme siç janë martesat midis një gjinie (ndoshta nesër martesat e njeriut me kafshët), njohjen e nëntë minoriteteve në Shqipërinë 2.5 milionëshe, heqjen e Çështjes Çame nga programi qeveritar, imponimin e partive shqiptare në Maqedoni që të mbështesin LSDM dhe të pranojnë që shqiptarët janë pakicë dhe jo shumicë, e kështu me radhë. Për të gjitha këto sa thamë më lart ka dokumenta, biseda informative, inçizime, sms nga angjesitë të zbulimit dhe kundërzbulimeve të vende të huaja. Por, a duhet të heshtim ne për të gjithë marritë e Edi Ramës apo të partive të tjera shqiptare, kur bëhet fjalë për rrezikimin e çështjeve kombëtare?

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Republika e Kosovës, e cila është shtet i ri njeh 7 minoritete. Greqia deri në vitin 1945 njihte minoritetin shqiptar në dy vendbanime kryesore, në Çamëri dhe në Trakën greke në kufi me Turqinë, njihte minoritetin pomak, turk, hebre, bullgar, por pas vitit 1945 nuk i njeh këto pakica kombëtare. Pra, Greqia është shtet i pastër etnikisht në Kushtetutën e saj, megjithëse jetojnë ende këto etnitete duke shtuar edhe romët e egjyptasit që as nuk bëhet fjalë që ekzistojnë.

Republika e Maqedonisë, e cila njihet botërisht si shtet shumetnik-multietnik njeh gjashtë minoritete dhe ajo nuk e njeh minoritetin grek që pretendohet nga Greqia se janë rreth 100 mijë, nuk njeh edhe minoritetin bullgar që pretendohet rreth 300 mijë (70.000 kanë nënshtetësi bullgare), pra edhe në presionet e Greqisë dhe Bullgarisë ky shtet i brishtë që shqiptarët mund ta rrënojnë, kur t’iu teket nuk i njeh këto dy minoritete, ani se vendet e tyre amë janë anëtare të BE dhe NATO.

Në vitin 2005, megjithëse me shumë probleme ekonomike dhe etnike, BE hapi bisedimet me Maqedoninë për anëtarësim, por kanë kaluar rreth 12 vjet dhe Maqedonia nuk është anëtarësuar ende, pavarësisht se ky shtet në shumë fusha është shumë përpara me Shqipërinë.

Qeveria Rama tek dhespoti grek i Jeruzalemit

Kështu, më 2018, nëse Shqipëria do hapë bisedimet me BE për t’u anëtarësuar nuk do të thotë se do të anëtarësohemi brenda 10 vjetëve, por mund të qëndrojmë pas derës së BE për 100 vite të tjera, sepse BE asnjëherë s’i ka dashur shqiptarët dhe Shqipërinë.

Për të arritur tek hapja e bisedimeve me BE që kryeministri Rama 2 do e quaj suksesin e jetës së tij politike po bën çdo gjë, duke filluar që tek premtimi i Greqisë që do të shfarosë PDIU-në, partinë kombëtare që ka si primare zgjidhjen paqësore të Çështjes Çame, mbështetjen me vota që Vangjel Dule të dilte deputet në Vlorë (ekzistojnë me dhjetëra sms të dërguara nga Rama njerëzve të besueshëm të tij. Gjiknuri bën mirë të flasë).

Ajo që është më tragjike është njohja e nëntë minoriteteve në Shqipëri, të cilave duhet t’iu sigurohet fushë veprimi e lirë në administratën shtetërore deri në 10 % për çdo minoritet, pra i bie që shqiptarët të ndihen pakicë në Shqipëri. Ligji për njohjen e nëntë pakicave kombëtare e çon kombin shqiptar drejt asimilimit dhe përforcimit të tezës se shqiptarët janë njerëz ardhacakë në trojet e veta mijëravjeçare.

Takimet e Rama 2 me dhespotë të lartë të Kishës Ortodokse të Greqisë në SHBA dhe Jeruzalem nuk janë rastësore. Edi Rama nuk i bëri ato me dije këto takime, por u zbuluan, gjë që tregon se ai diçka përzien me dhespotët grekë. Mesa duket Rama 2 po lundron në ujëra të turbullta vetëm për të ruajtur karrigen e tij personale.

Etiketa: arben llalladhespotët grekëEdi Rama 2 si rrezik kombëtarJeruzalemkarrigen personaleRama 2ujëra të turbullta

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Pamje të rënda në Rrugën e Kombit: Mercedesi luksoz përplas ujkun (foto)

Pamje të rënda në Rrugën e Kombit: Mercedesi luksoz përplas ujkun (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com