Ish-ministri i LSI-së, Dritan Prifti është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare pasi prej një kohe të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë gjaku.
Nga Italia, Prifti u transferua në një klinikë më të specializuar në Gjermani, por pavarësisht nga trajtimet e marra mësohet se ish-ministri i Ekonomisë ja ka arritur të shpëtojë.
Ai është kthyer dje pasdite në Shqipëri dhe gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë.
Vetë Prifti deklaroi në muajin maj të këtij viti se ishte në betejë me një sëmundje të rëndë gjë e cila e privoi atë edhe nga fushata elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.