Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, i ka parashtruar një kërkesë kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, që të mos miratohet Projektligji “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare” në mënyrën se si është paraqitur.
Me anë të një postim në rrjetin e tij social Facebook, Luan Rama ka shkruar “Projektligji”, nuk duhet miratuar! Sepse ai bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, sepse ai bie ndesh me interesat kombëtare të shqiptarëve”.
Luan Rama ka shtuar se ligji për minoritetet, është një ligj që shpreh vullnetin antikombëtar të Shqipërisë.