Një shpërthim me eksploziv ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.
Eksplozivi i ishte vendosur makinës tip Volksëagen në pronësi të inspektores së Drejtorisë Arsimore Rajonale, Frida Kopliku 60-vjeçe.
Nga shpërthimi makina është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarrfikësja ka arritur në kohë duke parandaluar djegien.
Efektivet e policisë dyshojnë për lëndë plasëse artizanale që i është vendosur makinës poshtë sediljes.
Në momentin e shpërthimit makina ka qenë e parkuar në lagjen e njohur si “Vojo Kushi”.
Grupi hetimor do të marrë edhe dëshminë e inspektores për konfliktet e mundshme për të shkuar në gjurmët e autorëve.