Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuare është regjistruar ditën e sotme në Devoll.
Ngjarja ndodhi në fshatin Miras, ku shtetasi me inicialet S.S., 41 vjeç teksa drejtonte një karrocë me kalë ka aksidentuar 70 vjeçaren L.K.
Pas aksidentit e moshuara është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka ndërruar jetë duke mos i rezistuar dot plagëve të marra.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të munduar arrestimin e drejtuesit të karrocës ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.