Masakroi qenin me sëpatë, flet adoleshenti nga Kuçova: Jam penduar, videon e shpërndau mësuesi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakroi qenin me sëpatë, flet adoleshenti nga Kuçova: Jam penduar, videon e shpërndau mësuesi

19:53 | 09/10/2017
në Shqiperi
0

Ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Kuçovës, ku disa djem të rinj masakruan një qen dhe xhiruan gjithë skenën e më pas e publikuan në rrjetet sociale, ka krijuar reagime të shumta, pjesa më e madhe e së cilave janë negative. “Pasdite në TCH” ka arritur të marrë një intervistë me të miturin dhe nënën e tij.

Mamaja e 14-vjeçarit më shumë shprehet e shqetësuar për pasojat ligjore që do të ketë veprimi i të birit, se sa për anën psikologjike.

Gazetarja që ka arritur të shkojë deri në Kuçovë, në shtëpinë e djaloshit, na rrëfen një anë tjetër të panjohur të nënës dhe të djalit. Gruaja është ndarë nga bashkëshorti dhe me të birin, të dy jetojnë në kushte shumë të vështira.

Ja çfare tregon gazetarja: Ai djalë disa herë u përpoq të fshihej. Ishte e pamundur ta intervistonim. Realiteti në atë vend ishte ndryshe nga ai në Tiranë. Mamanë e djalit, zonjën Qamile, e takova disa herë deri sa ishte e pranishme kur fola me djalin. I kishte duart plot kallo. I pashë në duar dy monedha 100 lekëshe dhe një 50 lekëshe. Ishte e lumtur që me 250 lekë të reja do të grumbullonte disa para dhe do të blinte thesin e miellit”.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Për 14-vjeçarin gazetarja shprehet se deri në një farë pike ishte burrëruar para kohe dhe se i duhej t’i dilte në krah të ëmës për të përballuar bashkë mjerimin në të cilin ishin zhytur.

“Duart e tij ishin të nxira nga grasoja. Ai ishte burrëruar para kohe dhe sillej sikur i kishte rënë e gjithë pesha për të mbajtur familjen. Për Qamilen ishte luks më vete të mendonte për gjendjen psikologjike të të birit. Për të është e pamundur të kuptonte situatën që ne po përjetojmë.

Familjarët e ish-burrit jo vetëm që nuk e ndihmonin, por para disa ditësh kishte tentuar të mbillte tokën tek vendi ku rrinte qeni dhe ish-vjehrri i ishte kthyer kundër me pretendimin se shtëpia dhe toka nuk ishte e tyrja” tha gazetarja.

Në një intervistë, djali që masakroi në mënyrë mizore qenin tregon se si ndodhi gjithçka. Ndër të tjera ai tregon se videon në rrjetet sociale e hodhi një mësues i shkollës.

“Qeni herë pas here turrej, hante bukën, hante dhe pulat. Qeni ishte i sëmurë. E xhiroi një shok, e dija që po e xhironte, por jo që do ta publikonte. Një profesori jonë e mori videon dhe e hodhi, e shpërndau. U zura, i thashë ndoshta ajo fshihej, por nuk e fshiu. Jam penduar për atë që kam bërë me qenin. Ndihem keq ngaqë e masakrova qenin dhe ngaqë videoja u pa gjithandej”.

/topchannel

Etiketa: adoleshentiMasakroi qenin

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Formacionet zyrtare/ Rikthehen nga fillimi Sadiku e Agolli, Italia ndryshon mesfushën

Formacionet zyrtare/ Rikthehen nga fillimi Sadiku e Agolli, Italia ndryshon mesfushën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rikthehen emocionet e Champions League, spikasin Inter-Liverpool dhe Atalanta–Chelsea –

Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale –

09:29 | 24/02/2026
Ka një gjumë letargjik në PD, partia ka nevojë për t’u hapur më shumë –

Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje –

09:27 | 24/02/2026
Ka një gjumë letargjik në PD, partia ka nevojë për t’u hapur më shumë –

Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje –

09:23 | 24/02/2026
Shqiptarët duhet të bashkohen për të mbrojtur vendin dhe fëmijët e tyre nga psikopati Rama –

Shqiptarët duhet të bashkohen për të mbrojtur vendin dhe fëmijët e tyre nga psikopati Rama –

09:01 | 24/02/2026
Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

08:37 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale –
  • Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje –
  • Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje –
  • Shqiptarët duhet të bashkohen për të mbrojtur vendin dhe fëmijët e tyre nga psikopati Rama –
  • Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –
  • Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale –
  • Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com