Gjermania nxjerr shifrën, sa refugjatë do pranohen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania nxjerr shifrën, sa refugjatë do pranohen

15:15 | 09/10/2017
në Bota
0

CDU e CSU do të vazhdojnë konsultimet e tyre paraprake për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët para fillimit të bisedimeve të koalicionit me Liberalët e Të Gjelbrit edhe pas ujdisë së arritur për refugjatët. Sipas të dhënave nga CDU, Merkel dhe Seehofer sqarojnë të hënën detajet e ujdisë së arritur për refugjatët.

Në konsultime 10 orëshe të dielën (08.10.2017) partitë e unionit gjetën një gjuhë të përbashkët për çështjen e refugjatëve. Kompromisi mes CDU e CSU parashikon objektivin që brenda një viti të pranohen maksimalisht 200.000 refugjatë, me përjashtim të situatave të jashtëzakonshme.

Në versionin final të cituar nga agjencia gjermane e lajmeve, dpa thuhet se “duam të arrijmë që numri i përgjithshëm i pranimeve të refugjatëve për arsye humanitare…të mos kalojë shifrën 200.000 vetë në vit”.

Debati vazhdon
Por unioni CDU/CSU pritet të ketë divergjenca disamujore shkruajnë mediat gjermane, e kjo pavarësisht nga rezultatet e takimit Merkel-Seehofer. Debat themelor është orientimi i ardhshëm i partive konservatore. Merkel është për një kurs me orientim më tepër nga qendra, ndërsa Seehofer kërkon më në fund kthesën djathtas, pas rezultateve të dobta në zgjedhje. “Pa një sqarim, nëse ne jemi edhe nga përmbajtësore parti simotra, nuk mund të kemi bisedime paraprake” ështe shprehur, kreu i grupit parlamentar të landit, Alexander Dobrindt.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

CDU e CSU po kërkojnë të përcaktojnë kursin konservator në të ardhmen para fillimit të bisedimeve për koalicionin me liberalët dhe Të Gjelbrit. Bisedimet e zhvilluara në “Konrad Adenauer Haus”, Berlin, ku Angela Merkel u takua të dielën (08.10) me kreun e CSU-së, Horst Seehofer u cilësuan si në një atmosferë konstruktive e miqësore. Politikani i CDU-së, Rainer Haseloff u shpreh se „e rëndësishme është krjimi i qeverisë brenda këtij viti”. Kërkesat për qartësimin e pozicioneve brenda unionit vijnë edhe nga Të Gjelbrit, Liberalët, por edhe e majtë.

Përgjegjësi për qeveri të stabilizuar
Pas suksesit të AfD-së, Seehofer këmbëngul për forcimin dhe kthimin tek profili konservator i unionit. Lidhur me bisedimet e koalicionit me Të Gjelbrit, CSU u shpreh se është e hapur duke theksuar se ka „një pjesë të kufizuar ujdie” në programet e partive. Ndërsa kreu i CSU-së, Seehofer kërkon në një plan 10-pikësh për unionin rikthimin e vlerave konservatore si kultura orientuese, patriotizmi.
Kreu i socialdemokratëve në opozitë, Martin Schulz i sulmoi partitë e unionit në një intervistë për „Bild am Sonntag”. Ai u shpreh se CDU e CSU dalin si grup parlamentar i përbashkët në Bundestag por në të vërtetë janë parti të armiqësuara.

/dw/

Etiketa: CDU/CSUGjermaniarefugjatet

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Basha: Do të vendosim para përgjegjësisë Ramën dhe ministrat

Basha: Do të vendosim para përgjegjësisë Ramën dhe ministrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

19:05 | 01/02/2026
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

18:33 | 01/02/2026
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

17:57 | 01/02/2026
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

17:25 | 01/02/2026
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

17:07 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –
  • Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –
  • Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –
  • Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –
  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –
  • Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –
  • Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com