Ndonëse e rallë për kohën, shtresa e dëborës së parë në zonën e Kelmendit, ishte plot 35 centimetër në Qafën e Berdelecit, 1200 metra mbi nivelin e detit.
Vizitorët e kësaj zone, por edhe turistët e huaj i zuri të papërgatitur kjo dëborë, por fatmirësisht rruga nuk është bllokuar.
Për stinën e dimrit janë vendosur dy borëpastruese të cilat kanë si detyrë mbajnë hapur të rrugës se Kelmendit nga Leqet e Hotit dhe deri në Vermosh e në pikën kufitare doganore të Gërnçarit me Malin e Zi.
Rruga Shkodër-Vermosh, 100 kilometra e asfaltuar një vit më parë, lidhin edhe krahinën shqiptare të Plavës dhe Gucisë me Malësinë e Madhe, Shkodrën dhe Podgoricën.