Hëna e plotë e Vjeshtës sivjet do të duket mrekullisht shumë afër.
Quhet Hëna e Vjeshtës pasi është e para hënë e plotë, me afërta me ekuinoksin e vjeshtës. Kjo hënë rritet me të gjithë lavdinë e saj madhështore dhe arrin maksimumin më 5 tetor.
Çdo vit kur Hemisfera Veriore ngadalë rrëshqet drejt vjeshtës, hënat e plota të shtatorit dhe tetorit sinjalizojnë ndryshimin e stinëve me dritën e tyre shumë më të theksuar se zakonisht.
Hëna e parë e plotë që bie afër ekuinoksit të vjeshtës, i cili ra në 22 shtator të këtij viti, merr titullin Hëna e Vjeshtës, ose Hëna e të Lashtave të fundit.
Hera e fundit që Hëna e Vjeshtës ka rënë në tetor ishte në vitin 2009.
Të gjitha hënat e plota janë të veçanta, por Hëna e Vjeshtës ka disa veçori unike që i japin një pamje të mahnitshme.
1. Hëna e Vjeshtës e këtij viti do të jetë zyrtarisht e plotë në ora 14:40 të pasdites së 5 Tetorit, kur është drejtpërdrejt përballë diellit. Ajo do të duket e plotë për një-dy netë para dhe pas kësaj date.
2. Herën e fundit, Hëna e Vjeshtës ra në Tetor në vitin 2009 dhe pasardhësja do të jetë në vitin 2020 sipas NASA.
3. Vitin tjetër, ne do të kthehemi në orarin më të zakonshëm, me Hënën e Vjeshtës më 24 shtator, vetëm dy ditë pas ekuinoksit vjeshtor të vitit 2018. Hëna e Vjeshtës apo e të Lashtave mund të ndodhë që nga fillimi i shtatorit deri më 7 tetor.
Hëna e plotë e Vjeshtës sinjalizon zyrtarisht ndryshimin e stinës dhe mund të thuhet me plot gojën se këtë vit kemi pasur një vjeshtë të vonë.
Hëna e Tetorit njihet ndryshe si Hëna e plotë e Gjuetarëve apo edhe Hëna e Udhëtimit. Në mjaft vende sinjalizon hapjen e sezonit të gjuetisë ose kryerjen e udhëtimeve të fundit me mot të ngrohtë.
Për disa mbrëmje rresht, lindja e hënës ndodh direkt pas perëndimit të diellit. Kjo sjell një bollëk të dritës së hënës shumë të shndritshme që herët në mbrëmje.
Ajo njihet si një ndihmëse tradicionale për fermerët dhe bujqit që të korrnin kulturat e tyre të fundit të verës. Prandaj, quhet edhe Hëna e të Lashtave të Fundit.
Në Shqipëri njihet me rëndom me emrin Honja e Vjeshtës dhe historikisht sinjalizon kalimin në ditët e para të fillimit të rënies së gjetheve.
/AgroWeb/