Kur Fatos Nano kërcënonte kundërshtarët me referendum – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Fatos Nano kërcënonte kundërshtarët me referendum

16:14 | 09/03/2016
në Uncategorized
0

Pikat e referendumit të ish-kryetarit socialist në janar të vitit 2002, kundër grupit të Ilir Metës në PS

Kryetari i PS-së Edi Rama, kërcënoi sot kundërshtarët e tij në PS me mbajtjen e referendumit për rikonfirmimin e mandatit të tij në krye të PS-së. Ben Blushi dhe të tjerë anëtarë të forumeve drejtuese të kësaj partie, kërkojnë që të zhvillohet garë për zgjedhjen e kryeytarit të partisë pasi Ramës i ka përfunduar mandati. Ndërsa Rama pretendon se një kryetar partie në pushtet rikonfirmohet në këtë post, pa pasur nevojë për zgjedhje. Debati ka kulmuar sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare ku Rama ka sfiduar Ben Blushin dhe të tjerë me mbajtjen e referendumit në elektorat me pyetjen: Të rikonfirmohet kryetari aktual apo të zhvillohen zgjedhje të reja për këtë post?.
Një situatë e ngjashme ka ndodhur në Partinë  Socialiste gati 15 vite më parë, në kohën kur PS drejtohej nga Fatos Nano.

Në janar të vitit 2002, Fatos Nano kërcënoi kundërshtarët e tij në PS të drejtuar nga Ilir Meta, me kërkesën për referendum. Ishte rikthyer beteja mes grupeve ekundërshtare në PS. Lufta politike mes grupeve kundërshtare në Partinë Socialiste të drejtuar nga Fatos Nano, zgjati për tetë vitet që kjo parti ishte në pushtet.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Kryetari i kësaj partie Fatos Nano kishte fituar disa beteja me kundërshtarët e tij të drejtuar nga Ilir Meta. Në verën e vitit 2001, pasi fituan zgjedhjet parlamentare ishte një situatë paqeje mes Nanos e Metës. Ilir Meta u zgjodh kryeministër i qeverisë socialiste pas zgjedhjeve të 24 qeshorit 2001. Por debatet brenda PS-së nuk shterruan. Fatos Nano nisi akuzat ndaj qeverisë Meta në dhjetor 2001. U rikthye kështu beteja Nano –Meta. Për ti dhënë një përgjigje përfundimtare kundërshtarëve të tij në PS, të kryesuar nga Ilir Meta, Fatos Nano kërkoi referendum në bazën e partisë. Ndërkohë që Ilir Meta dhe mbështetësit e tij kërkonin kongres të jashtëzakonshëm.

Në këtë situatë politike  të acaruar Nano publikoi edhe pikat e referendumit në janar të vitit 2002.

Temat e referendumit

  1. – Zgjedhja e kryetarit nga anëtarësia dhe rikompozimi i forumeve mbi bazën e votave të dala nga votimi i referendumit.
  2. – Papajtueshmëria e dy mandateve, kryeministër e kryetar partie…

3 – Kryetari i PS propozon kanditatët për kryeministër dhe kryetar Parlamenti…

4 – Kandidati i mazhorancës për President të zgjidhet nga anëtarësia

5- Për fraksionet në parti dhe pro alternativave të votuara integruse…

6 – Bashkëpunim me opozitën për çështje madhore dhe të integrimit të vendit në BE e NATO.

Kundërshtarët e Nanos kundërshtuan referendumin dhe pikat e tij, duke argumentuar se kjo i jep më shumë kompetenca kryetarit të partisë.

Më 15 janar u realizua takimi i “paqes së përkohshme” Nano-Meta. Ata ranë dakord për rikompozimin e plotë të qeverisë, kërkesë kjo e Nanos, dhe vazhdimin e diskutimit të hapur për të gjitha çështjet. Gjithashtu u vendos që të hetohej për akuzat e lëshuara gjatë konfliktit politik në PS midis grupeve. Paqja mes tyre vazhdoi deri në verën e vitit 2003 kur Ilir Meta dha dorëheqje nga postet që mbante në qeveri e parti dhe ktheu betejen më Fatos Nano. Beteja kulmoi në kongresin e dhjetorit 2003 ku u rizgjodh kryetar Fatos Nano dhe mbetën jashtë forumeve drejtuese Ilir Meta dhe mbështetësit e tij në PS. Lufta politike mes gupit të Fatos Nanos dhe atij të Ilir Metës përfundoi me themelimin e  Lëvizjes Socialiste për Integrim nga Ilir Meta dhe mbështetësit e tij në PS në vitin 2004.

 

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Na ranë flokët t’u mësu shqip Foto LSA / Gent Shkullaku

Na ranë flokët t'u mësu shqip Foto LSA / Gent Shkullaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

20:06 | 21/12/2025
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

19:36 | 21/12/2025
Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

19:10 | 21/12/2025
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

18:02 | 21/12/2025
Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

17:54 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –
  • Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –
  • Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –
  • Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –
  • “Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com